Flash

Meloni mbron Ramën: Për të ardhur keq që e sulmoi e majta italiane

Lapsi.al 12 December 2023
Meloni mbron Ramën: Për të ardhur keq që e sulmoi e majta

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mbajti një fjalim të gjatë këtë të martë në Dhomën e Deputetëve. Ndër të tjera ajo mbrojti paktin me Shqipërinë për emigrantët duke i quajtur “thashetheme të papajtueshme” akuzat që opozita italiane i bëri pas firmës me Ramën.

“Ishim ne ata që nxitëm që në fillim të mandatit tonë që Unioni të pajiset me një politikë serioze dhe të ndërgjegjshme për të luftuar trafikimin e paligjshëm të qenieve njerëzore dhe ajo që fillimisht ishte një pozicion i izoluar sot është një gjë e zakonshme dhe kjo falë Italisë.

Është për të ardhur keq që shumë nga zërat kundërshtues kanë ardhur nga Italia, ku Rama është sulmuar nga shumë anë se ka ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t'u habitur që ka pasur frikë nga një dëbim të kryeministrit shqiptar nga PSE. Mesa duket, për disa italianë të majtë të ndihmosh Italinë është një faj” – tha Meloni.

Sipas saj pakti me Shqipërinë po ngjall interes në BE. “Po ngjall interes të vërtetë, me gjithë respektin për ata në shtëpi dhe në BE që duan vetëm të shkatërrojnë çdo përpjekje. Le të vazhdojnë të shkatërrojnë ato që ne do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe italianët do të vazhdojnë të shohin ndryshimin.

Marrëveshja me Tiranën është e destinuar të bëhet një mjet i rëndësishëm për të luftuar trafikantët për të lejuar hyrjen në territorin evropian vetëm për ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare. Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin Evropian për marrëveshjen për të vërtetuar angazhimin në përputhje të plotë me të drejtën e BE-së, të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare” – tha kryeministrja e Italisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI