Flash

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, më shumë se 18,400 të vrarë

Lapsi.al 12 December 2023
Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, më shumë se 18,400 të

Numri i viktimave në Gaza është rritur sërish, pasi sulmet izraelite vijojnë ende.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi njoftoi se deri më tani kanë ndërruar jetë 18,412 palestinezë.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur të paktën 50,100 që nga nisja e sulmeve më 7 tetor.

Këto shifra të publikuara nga ata nuk përcaktojnë dot se sa prej tyre janë civilë dhe sa janë militantë të Hamasit.

Sulmet në Gaza nisën menjëherë pasi militantët zbarkuan në territoret e Izraelit, duke vrarë 1200 persona.

Menjëherë pas këtij veprimi, Izraeli nisi ofensivën në Gaza, ku IDF-ja ka kryer sulme të njëpasnjëshme.

Gjendja në zonat e bombarduara është e rëndë, ndërsa spitalet janë të tejmbushura me pacientë që kërkojnë ndihmë.

Të këshilluara

Donald Tusk zgjidhet kryeministri i ri polak

Parlamenti polak ka mbështetur Donald Tusk për t’u bërë kryeministër pasi udhëheqësi aktual Mateusz Morawiecki humbi një votim kyç në parlamentin e vendit të hë...

16:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI