Flash

Historia e Papa Albani dhe amanetit të tij: Mbi varr më shkruani që jam shqiptar

Lapsi.al 12 December 2023
Historia e Papa Albani dhe amanetit të tij: Mbi varr më shkruani

Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në Urbino të Italisë. Si kreu shkollimin e plotë në Romë, falë aftësive të tij, ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës kishtare: së pari si sekretar i kanonikëve (1687), më pas si kardinal (1690) e së fundi si i 261-ti pasardhës i Shën Pjetrit (23 nëntor 1700).

Pati një papni të trazuar nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle, që krijoi rrezikun e një sulmi të armatosur kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë, që u krijuan pas Traktateve të Utrehtit, të Ratsadit e të Badenit (1712- 1714) ku u caktuan normat për ndarjen e Evropës. Më pas iu desh të përballonte një rrezik tjetër: atë të pushtimit turk.

Papa Albani: Më shkruani në varr që rrjedh nga gjaku shqiptar - Lajmet e  Fundit - FISHMEDIA

Dha një kontribut të shquar në fushën teologjike, duke luftuar herezitë e kohës; në fushën kanonike e liturgjike, duke kontribuar për përkryerjen e riteve lindore të kinezëve e malabaritëve; në fushën e misionit, duke dendësuar veprimtarinë misionare në Mesdheun Perëndimor, Persi, Indi e Kinë.

Krenar për prejardhjen e tij shqiptare, u interesua nga afër për fatet e vendit të të parëve. Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqipërisë si për organizimin e Kuvendit të Arbënit (1703) e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, vepër me rëndësi të dorës së parë për traditën tonë letrare, ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare.

I dha kështu Dheut të të Parëve ndihmesën e tij të çmuar për të hedhur hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të popullit, që rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit, një rreze drite, që t'ia ndriçonte shtegun drejt lirisë.

Papa Clemente XI - Wikipedia

Në historinë shqiptare, si dhe në fusha të tjera studimore albanologjike, emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me "gjak shqiptar" dhe që ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare. Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbinit. Nga kjo familje rrodhën, përveç Klementit XI, kardinalë të shquar, kontë, diplomatë të mëdhenj dhe burra shteti të nivelit të lartë.

Për Dom Nikë Ukgjinin përfaqësues i kishës katolike në Shqipëri, emri i Papa Klementit XI lidhet edhe me Mërqinë – kishën e Kuvendit të Arbrit, e cila ka një vlerë të pazakontë në të kaluarën dhe sot. "Papa Klementi XI ka mbetur e do të mbetet një papë në panteonin e ndritur të historisë shqiptare e asaj botërore" - e përshkruan atë akademik Shaban Sinani.

Papa Albani ka lënë gjurmë edhe në kujtesën kolektive, në kulturën humane dhe civilizimin e shoqërisë shqiptare. Për studiuesin arbëresh prof. Francesco Altimari, roli i Papa Klementit XI ka qenë i pazvëndësueshëm për kohën për zgjimin e kulturës dhe të identitetit në botën shqiptare. Në një nga librat më të çmuar për historinë tonë kombëtare "Illyricum Sacrum", ilirët e shenjtë flitet sesi Papa Klementi XI dha kontribute të mëdha për mbledhjen e përpunimin e historisë së Shqipërisë.  /LAPSI.al

Kuvendi i Arbërit dhe Papa Klementi XI Albani - Nga Përparim Kabo

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI