Flash

Grupi i Këshillit të OKB-së për situatën në Gazë: Mjaft është mjaft

Lapsi.al 12 December 2023
Grupi i Këshillit të OKB-së për situatën në

Të dërguarit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së folën për vuajtje të paimagjinueshme dhe bënë thirrje për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ata u drejtuan nga Gadishulli i Sinait në pikën kufitare Rafah, i vetmi vendkalim për ndihma humanitare. I dërguari i Kinës në OKB Zhang Jun, i pyetur nga gazetarët nëse ai kishte një mesazh për vendet që kundërshtojnë armëpushimin e Gazës, tha shkurt: "Mjaft është mjaft".

Shumica e vendeve anëtare të OKB-së favorizojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm midis Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez që kontrollon Gazën, pasi kushtet e jetesës po përkeqësohen për 2.3 milionë banorët e rajonit. Dymbëdhjetë të dërguar të Këshillit të Sigurimit morën pjesë në udhëtimin në Rafah të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vetëm disa ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se mijëra njerëz në enklavën e rrethuar thjesht po vdisnin nga uria.

"Realiteti është më i keq sesa mund të përshkruajnë fjalët," u tha gazetarëve zëdhënësi i Ekuadorit Jose De La Gasca pas përfundimit të konferencës së UNRëA.

Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini e përshkroi një shpërthim trazirash sociale pasi banorët e Gazës, të cilët nuk kanë ngrënë për ditë të tëra, plaçkitën qendrat e shpërndarjes së ndihmave dhe ndaluan kamionët në rrugë, duke u përpjekur të sigurojnë disa furnizime për familjet e tyre.

“Nuk ka ndihmë të mjaftueshme. Uria mbizotëron në Gaza, shumica e njerëzve flenë me çimento”, përshkroi ai.

Këshilli i Sigurisë pritet të mblidhet nesër me kërkesë te vendeve arabe për të diskutuar përsëri për Gazën.

Të këshilluara

Diskutimet/ Mblidhet grupi parlamentar i PS

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm .Në takim, i pranishëm është edhe kryesocialisti Edi Rama. Mbledhja po zhvillohet me ...

11:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI