Flash

Dyshohet për dëshmi të rreme pas shtënave me armë, nën hetim polici në Laç

Lapsi.al 12 December 2023
Dyshohet për dëshmi të rreme pas shtënave me armë,

AMP ka nisur një hetim për policin 23-vjeçar Dhurim Metkon. Hetimet po kryhen për kallëzim të rreme dhe po ashtu po i verifikohet rekrutimi ne polici, rezultatet e punës si dhe lidhjet e tij.

Ky hetim po realizohet pasi ditën e sotme fillimisht u raportua se kishte të shtëna me armë zjarri në qytetin e Laçit, ku ishte përfshirë ky polic.

Në fakt rezulton të jetë një denoncim nga një punonjës policie i bërë mbrëmjen e djeshme në komisariat se gjatë natës dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë dalë përpara dhe se ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ende nuk dihet vendi ku kanë ndodhur të shtënat, ndërsa dy janë pistat për të cilat po hetohet ngjarja.

E para pistë, lidhet me dëshminë e punonjësit të policisë dhe e dyta, dyshohet për një inskenim të ngjarjes nga ana e efektivit.

Në dëshminë e tij, punonjësi i policisë thotë se ka qenë të maskuar dhe se nuk ka arritur t’i njohë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI