Flash

Berisha: E vërteta ime për futjen e Argitës në politikë

Lapsi.al 12 December 2023
Berisha: E vërteta ime për futjen e Argitës në politikë

“Argita Berisha nuk ka shprehur ambicie politike për t’u angazhuar më shumë në Partinë Demokratike, por nëse në të ardhmen do të dëshirojë, rruga për të është e hapur”.

Kjo është ajo që deklaroi babai i saj, Sali Berisha në një intervistë në A2 CNN, duke përsëritur kështu qëndrimin e mbajtur edhe më herët pasi fjalimi i zonjës Malltezi në Kuvendin Kombëtar tërhoqi vëmendjen e gazetarëve, dhe jo vetëm.

“Vajza ime, të gjitha qëllimet e saj i ka nga vetja e saj dhe jo nga Sali Berisha. A do të jetë më shumë aktive apo jo, atë e vendos ajo... Fëmijët e mi kanë një aktivitet të pamohueshëm, angazhim në PD. Por të dy kanë preferuar të dy jetën e tyre private” – tha Berisha.

I pyetur për seancën e Këshillit të Mandateve që do të mbahet më 18 dhjetor, ish-kryeministri deklaroi se do të diskutojë fillimisht me avokatët e tij. Sa i përket aksionit opozitar, duket se mosbindja civile, siç janë shprehur shpesh demokratët, do të vijojë. Kreu i Rithemelimit nuk dha detaje, por vetëm bëri të ditur se protesta njëditore nuk do të ketë me.

“Do të jetë shumëformëshme dhe fitimtare. Nuk përjashtojmë edhe elementë të mosbindjes civile. Do t’i marrim me radhë të gjitha rastet” – tha ai. Për Berishën, në zgjedhjet e ardhshme nuk ka opsion tjetër veçse humbjes së Edi Ramës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI