Flash

Kërkesa e SPAK për arrestim/ Berisha: Do respektoj vendimin e parlamentit!

Lapsi.al 12 December 2023
Kërkesa e SPAK për arrestim/ Berisha: Do respektoj vendimin e

Kreu i opozitës, Sali Berisha thotë se do të respektojë vendimin e parlamentit që i hap rrugë arrestimit të tij, sipas kërkesës së SPAK. Tani që prokurorët i janë drejtuar parlamentit për të marrë autorizim për arrestimin e tij dhe ndryshimin e masës së sigurisë në burg apo arrest shtëpie, Berisha ka ndryshuar qasje ndaj ndjekjes penale dhe ka pranuar masën e sigurisë.

"Cilido qoftë vendimi i parlamentit do ta pranoj" u shpreh Berisha pas mbledhjes së grupit parlamentar. Ai tha se protesta e opozitës në parlament do të vazhdojë njësoj si në 6 javët e fundit kur deputetët kanë refuzuar të jenë pjesë e punimeve të kuvendit.

"Kuvendi do më njoftojë, por unë do të lexoj një herë vendimin zyrtar dhe pastaj do të shprehem. Baza e këtij qëndrimi është propozimi në 2012 për heqjen e çdo lloj imuniteti. Do të zbatoj vendimin e kuvendit. Pse e bëra këtë? Që askush të mos i marrë pushtetin parlamentit, mbrojta Kushetutën dhe parlamentin sepse prokurorët politikë i lejuan vetes të shkruajnë në tavolinë nenet e kushtetutës" u shpreh Berisha për gazetarët.

Berisha është nën hetim për aferën e kompleksit Partizani, për të cilën u arrestua në 21 Tetor dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Sipas prokurorëve të SPAK me vendimet e qeverisë Berisha, ai ka ndikuar në përfitimin e pronës së dhëndrit të tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI