Flash

Arrestohen 14 persona në Tiranë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 12 December 2023
Arrestohen 14 persona në Tiranë, akuzohen për vepra të

Policia ka vënë në pranga 14 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit akuzohen për vjedhje, kanosje, dhunë në familje, trafik të lëndëve narkotike, thyerje të masë "Arrest në shtëpi" dhe drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin Ch. S., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin V. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan një shtetas 17 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- B. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, duke qenë në gjendje të dehur, ka shkuar në një dyqan në rrugën "Ndre Mjeda", dhe ka kanosur pronarin e dyqanit. Gjithashtu gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

- E. K., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Dhuna në familje".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. Z., 24 vjeç, banues në Kukës, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik, ndërsa gjatë kontrolllit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. Xh., 27 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit M. Gj., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, në Kashar, kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin M. Xh. dhe pasagjer shtetasin M. Gj. Pasi i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi i automjetit nuk është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Gj. kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin B. A., 37 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, E. C., 49 vjeç dhe G. K., 54 vjeç, L. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

- O . M., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në Rrugën e Elbasanit, është përplasur me dëme materiale me mjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe si pasjë e goditjes, ky mjet është zhvendosur dhe ka goditur mjetin me drejtues shtetasin K. Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI