Flash

Mediat greke jehonë vendimit për Belerin: Kusht i Athinës për integrimin

Lapsi.al 11 December 2023
Mediat greke jehonë vendimit për Belerin: Kusht i Athinës

Gjykata e Posaçme rrëzoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit për t'i dhënë disa orë leje për të bërë betimin dhe për të marrë detyrën e kryebashkiakut të Himarës. Gjykata i dha të drejtë SPAK, sipas të cilit një kërkesë e tillë nuk është e bazuar në ligj megjithatë ai ka të drejtë që brenda 15 ditësh ta apelojë vendimin. Seanca në Gjykatën e Posaçme është ndjekur nga disa media të rëndësishme greke. ERT që kishte dërguar gjithashtu një grup gazetarësh në Tiranë u mëshoi pretendimeve të Belerit para gjykatës.

“Kryeministri Rama dhe rrethi i tij e banalizojnë procesin dhe avancojnë vendimet. Gjyqtarët kanë frikë të shprehen lirisht dhe të marrin vendime, disa japin dorëheqjen” – tha Beleri ndërsa vëllai i tij, Leonardi shkoi edhe më tej.

“Që nga dita e parë që u arrestua e deri më sot flasim për një proces të montuar. Po flasim për një gjykim civil. Në këtë rast të veçantë sot, çështja e vendimit të Fredit nuk u vendos. Atë e vendos vullneti dhe vota e të gjithë himariotëve”, - tha ai.

Ndërsa avokati i Belerit tha se vendimi u paracaktua nga Rama pak ditë më parë në një intervistë televizive. Jashtë gjykatës, një turmë njerëzish shpalosën pankarta dhe bërtisnin parulla. Ndërsa gazeta greke Protothema kujton se kjo çështje është vënë si kusht nga Athina për procesin e integrimit në BE. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Beleri mbetet në burg, Greqia kundër Shqipërisë në Bruksel

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI