Flash

Henrik Hoxha kërkon statusin e të penduarit, ndryshon dëshminë për Lulzim Mashën

Lapsi.al 11 December 2023
Henrik Hoxha kërkon statusin e të penduarit, ndryshon

U zhvillua sot në GJKKO seanca paraprake për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Ish-bashkëpunëtori i drejtësisë, të cilit iu hoq statusi Henrik Hoxhës, i dyshuar për disa vrasje, nëpërmjet avokatit kërkoi që t’i rikthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Hoxha tha në sallën e gjyqit se ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se çdo bashkëpunëtor tjetër. Hoxhaj ka qenë bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe atentate.

Lidhur me një nga ngjarjet kriminale atë të atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha, Hoxha përkundër deklarimeve të Nuredin Dumanit, tha se porositës ka qenë i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai, Eldi Dizdari. Më herët ai kishte deklaruar se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë biznesmenin. Sipas Henrik Hoxhës, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritje djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali fshihej në Maqedoninë e Veriut, “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij, ndërsa për atentatin ishin ofruar 100 mijë euro.

Ndërkohë, sot në sallën e gjyqit Hoxha deklaroi se nuk kishte dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi. Ndërkohë vetë ky i fundit ka deklaruar se në këtë ngjarje ka qenë i përfshirë, Aleksandër Baho (“Sakati”). Dumani do të rrëfente se pasi Suel Çela (i shpallur në kërkim në kuadër të “Plumbi i Artë) i dha numrin e personit që e donte të eliminuar pronarin e shkollës, ai shkoi në Gjilan të Kosovës ku siguroi armët, motorin dhe paratë për të kryer ekzekutimin e Lulzim Mashës. Sipas Dumanit, ky person është Aleksandër Baho. Për këtë vrasje u ofruan plot 150 mijë euro. Lidhur me atentatin ndaj Lulzim Mashës, SPAK ka marrë të pandehur Henrik Hoxhajn, Skerdi Tasen, Nuredin Dumanin dhe Suel Çelën. Seanca paraprake për të pandehurit me 16 anëtarët e grupeve kriminale, u shty për të premten e ardhshme. Shkak është bërë kërkesa fakti se avokatët merrnin pjesë në një seancë tjetër dhe kërkuan kohë për njohjen me aktet.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI