Flash

Beleri mbetet në burg, Greqia kundër Shqipërisë në Bruksel

Lapsi.al 11 December 2023
Beleri mbetet në burg, Greqia kundër Shqipërisë në

Kur trupa e Gjykatës së Posaçme të Apelit lexoi vendimin që ia refuzoi Fredi Belerit betimin si kryetar i bashkisë së Himarës, mbështetësit e tij që kishin mbushur sallën shpërthyen në thirrjet "Turp, turp, turp...". Dhjetëra minoritarë dhe mbështetës të tjerë të opozitës nga Himara kishin udhëtuar drejt Tiranës me shpresë se duke u grumbulluar para gjykatës do të ndikonin disi në vendimin përfundimtar.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/12/video-minoritaret-ne-proteste-1-1.mp4"][/video]

Beleri në fjalën e tij në sallën e gjyqit akuzoi direkt kryeministrin Rama për presionet ndaj sistemit gjyqësor. "Kanë kaluar 8 muaj dhe në Himarë nuk po respektohet vullneti i zgjedhësve. Nuk e duan Jorgo Goron, por ju nuk jeni dakort, se Goron e do Kryeministri. Nuk kërkoj përjashtimin tuaj, jo se kam besim tek ju, por të gjithë ju dhe ata që mund t`ju zëvendësojnë ju, jeni njëlloj" tha Beleri në sallën e gjyqit duke qenë i ndërgjegjshëm se ky vendim nuk do ta ndryshonte situatën e tij.

Ai citoi edhe kryeministrin Rama, që sipas tij e ka ndjekur personalisht çështjen e tij.

"Fjalitë e tij.. "që provat aty janë", “i thashë drejtorit të policisë do jetë problem i madh nëqoftëse nuk dalin ashtu si thoni ju arsyet e arrestimit", janë presion për Gjykatën Kushtetuese, fjalët “e si mundet dot të betohet Beleri kur ligji s`e lejon?" janë presion për juve" tha Beleri nw sallwn e gjyqit.

Fredi Beleri

Në fakt, me qëndrimet e deritanishme Rama tërthorazi e kishte parashikuar lënien e Fredi Belerit në burg. Kur flet për vendimin e Këshillit Europian të mërkurën, për hapjen e kapitujve të negociatave për Shqipërinë, Rama paralajmëron dështimin për shkak të vetos greke.

"Ne e kemi bërë shumë të qartë që kur të kthehet përmbys i gjithë Këshilli Europian ne nuk negociojmë asnjë gjë kundër interesit më të lartë strategjik të Shqipërisë. Që është zbatimi i reformës ne drejtësi. Ca kohë kërkonin këtë, mor nuk e bëjmë dot harrojeni se futemi ne në këtë. Jo bllokim të integrimit. Se nuk është bllokim i integrimit fare se ajo është një proces politik” u shpreh ai disa ditë më parë në një intervistë në A2.

Këtë parashikim për dështimin në hapjen e negociatave e përforcoi edhe në Kongresin e PS, kur tha: "Në rast se kjo ndodh unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur. Asnjë fije i mërzitur, ju siguroj për këtë, por do kthehem dhe më krenar për Shqipërinë"

Greqia e ka bërë të qartë se nëse Beleri nuk lejohet të betohet do të vendosë veton për hapjen e kapitujve për Shqipërinë. Në fund të muajit të kaluar, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së, Greqia paraqiti rezerva në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, duke iu referuar rastit Beleri.

Gjatë samitit të fundit të Procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë kryeministri grek Mitsotakis paralajmëroi se vendi i tij mund të vinte veton për hapjen e kapitujve të negociatave mes Brukselit dhe Shqipërisë.

Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin 

Ky ka qenë qëndrimi i pandryshueshëm i Athinës që kur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ai i kishte ofruar bashkëpunëtorit të policisë, Arsen Rama, 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.

I pyetur në Real Story nëse mund të pengoheshin negociatat ai u përgjigj me ironi: “Po u penguan për Belerin nami u bëftë”. / Përgatiti Lapsi.al

Të këshilluara

Tre shpjegimet/ Pse e vranë Liridona Ademajn

Asnjëherë më parë tre burra nuk janë vënë në pranga për organizimin e vrasjes së një gruaje në këmbim të pagesës si në rastin e Liridona Ademajt, nënë e dy fëmi...

01:21

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI