Flash

Basha mbledh PD-në e vulës: Të hapim një faqe të re për Shqipërinë!

Lapsi.al 11 December 2023
Basha mbledh PD-në e vulës: Të hapim një faqe të re

Lulzim Basha mblodhi në Pallatin e Kongreseve njerëzit e tij për të festuar 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Ndërkohë Sali Berisha me të vetët ishte te Hotel Tirana po në të njëjtën orë.

Basha ishte optimist gjatë fjalës së tij ndonëse PD është e përcarë e në ditët e saj më të zeza qysh prej kur u themeluar. Për të treguar masivitet e mbështetje në ekran, Basha kishte zgjedhur ta vendoste foltoren në një prej plateve të Pallatit të Kongreseve, fare pranë njerëzve që ishin ulur në sallë.

"Do ta bëjmë, ashtu sikurse kemi filluar, me sinqeritet dhe modesti me njerezit, duke i afruar ata qe kanë përzemër fatet e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Duke folur përditë me njerëzit, duke i takuar ata nga afër dhe duke biseduar sy më sy, më këdo që është zhgënjyer nga sistemi politik 33 vjecar. Duke e forcuar bashkëpunimin tone të ngushtë me aleatët tanëndërkombëtarë dhe partnerët tane strategjike, të cilët kanë dhënë një kontribut të paçmueshëm në këto 33 vite tranzicion për demokracinë dhe shtetin shqiptar, dhe të cilët i falenderoj nga kjo sallë në emër të të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike", tha Basha gjatë fjalës së tij.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Elbasan, makina merr flakë në lëvizje

Një automjet u përfshi nga flakët këtë të hënë në Elbasan, ndërkohë që ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Shtërmen, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik...

18:47

Aksident me vdekje në Lushnje

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Golem. Viktima ka qenë d...

18:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI