Flash

Të shtëna armësh në Korçë, plagoset një person

Lapsi.al 10 December 2023
Të shtëna armësh në Korçë, plagoset një

Policia e Korçës raporton për një konflikt për motive të dobëta ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar ndërsa u lëndua me mjete të forta një person tjetër.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Igli Hoti, 33 vjeç dhe i lënduar me mjete të forta një person tjetër i identifikuar si Artan Qeshori, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë së Korçës. 

Dyshohet se personat e konfliktuar kanë qenë në gjendje të dehur. /LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Fier

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flaket pak minuta më parë në aksin ‘Fier- Fermë-Çlirim’, teksa fatmirësisht pasagjeri nuk ka pësuar lëndime. Në v...

15:08

Patos, arrestohet shitësi i kokainës

Një 33 vjeçar është arrestuar pasi shiste doza të lëndës narkotike kokainë në qytetin e Patosit. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e 33 vje...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI