Flash

"Qeveria flet, toka fundoset"/ Uji i gjelbër në Venecia dhe Milano, Salvini: Burg për aktivistët

Lapsi.al 10 December 2023
"Qeveria flet, toka fundoset"/ Uji i gjelbër në Venecia dhe

Nga Roma, Venecia, Milano, Torino e deri në Bolonja, lumenjtë dhe ujërat e qyteteve të mëdha italiane janë ngjyrosur me ngjyrë të gjelbër nga ambientalistët. Arsyeja e protestës së bujshme është "denoncimi i një tjetër dështimi politik të Cop28 dhe qeverive në luftën kundër krizës klimatike."

Në Romë ata hynë në aksion pranë ishullit Tiber dhe ngjyrosën Tiberin. Në Milano të njëjtin fat patën ujërat e Naviglio Grande, ku në urën “Alda Merini” u var shkrimi “Qeveria flet, toka fundoset”.

Matteo Salvini, Ministri i Infrastrukturës, tha:

"Nëse për të "shpëtuar mjedisin" këta budallenj arrijnë të dëmtojnë monumentet, veprat e artit, kishat dhe madje edhe lumenjtë ata nuk po tregojnë gjë tjetër veçse çmenduri. Gjobë dhe burg për këta vandalë.”

"Ujërat do të kthehen si më parë pas disa orësh. Ndërkohë që qeveritë po flasin, po numërojmë dëmet dhe viktimat e përmbytjeve dhe zjarreve të vazhdueshme”.- u përgjigjën ambientalistët për Corriere Della Sera.

Një fletëpalosje u shpërnda në Bari për të rritur ndërgjegjësimin për emergjencën klimatike.

Tre ditë më parë, ishin ata të "Gjeneratës së Fundit" që protestuan duke hedhur baltë të lëngshme dhe çokollatë pluhur në Bazilikën e San Markos.

“Eko-vandalët përsëri! Na u desh të ndërprisnim shërbimin publik si masë paraprake duke pasur parasysh akrobacitë e tyre dhe baticat e tyre." -tha kryebashkiaku Luigi Brugnaro tani po i raportojmë edhe për "ndërprerje të shërbimit publik" dhe shpresojmë që të përfundojnë në burg.

Në Torino, aktivistët arritën në brigjet e Po-së përgjatë Murazzi-t dhe hodhën bojë ndërsa në Bolonjë kaluan kanalin e Reno-s dhe ankoruan gomone në brigje. Tashmë në qytet po zhvillohet një proces gjyqësor ndaj tre ambientalistëve, të arrestuar më 2 nëntor për bllokimin e unazës për një orë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI