Flash

Policia greke vë në pranga shqiptarin e shumëkërkuar

Lapsi.al 10 December 2023
Policia greke vë në pranga shqiptarin e shumëkërkuar

Një shqiptar dyshohet se ka rënë në pranga nga policia greke, pasi mësohet se ishte në kërkim pas një urdhër arresti evropian.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se shtetasi në fjalë ishte në pritje të një dënimi shumë vjeçar, prej 20 vitesh, për shkelje të legjislacionit të drogës.

Policisë greke ka njoftuar se ai është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa do të dërgohet në Prokurorinë e Apelit të Janinës.

Njoftimi i Policisë greke: 

Një i huaj është arrestuar në Kakavi me urdhër-arresti europian. Ndaj tij ishte në pritje një dënim shumëvjeçar.

Një i huaj është arrestuar mesditën e djeshme (9.12.2023) në pikën kufitare të Kakavisë nga punonjës policie të Departamentit përkatës të Kontrollit të Pasaportave, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër arresti europian nga autoritetet italiane, sipas të cilit ishte dënuar me 20 vite burg për shkelje të legjislacionit të drogës.

I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Apelit të Janinës.

Të këshilluara

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt

Ndaj Granit Plavës, i cili akuzohet se e kreu vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, ka pasur një tentim për t...

16:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI