Flash

Plas LUFTA/ Shkëmbime zjarri në kufirin mes Libanit dhe Izraelit

Lapsi.al 10 December 2023
Plas LUFTA/ Shkëmbime zjarri në kufirin mes Libanit dhe Izraelit

Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shpërthyes ndaj pozicioneve të një komande izraelite të dielën, ndërsa sulmet ajrore izraelite goditën jugun e Libanit. Dhuna e nxitur nga lufta në Gazë është përhapur përgjatë gjithë kufirit izraelito - libanez. Ushtria izraelite tha se "objektet e dyshimta ajrore" ishin lëshuar nga Libani dhe u asgjësuan.

Dy ushtarë izraelitë u plagosën rëndë ndërsa disa të tjerë pësuan dëmtime të lehta, sipas njoftimit të ushtrisë. Avionët luftarakë izraelitë kryen "një sërë sulmesh ndaj objektivave terroriste të Hezbollahut në territorin libanez", shtoi ushtria izraelite. Nuk ka pasur njoftime për viktima në Liban. 

Shkëmbimet e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut, një grup i armatosur rëndë i mbështetur nga Irani, janë në nivelin më të lartë që nga lufta e vitit 2006. Dhuna është përqëndruar kryesisht në zonën kufitare. Hezbollahu tha se kishte përdorur dronë shpërthyes për të sulmuar një pozicion komandues izraelit pranë zones Ya'ara, në Izrael.

Në Izrael, sirenat ranë në disa zona pranë kufirit. Në Bejrut, banorët thanë se kishin parë dy avionë luftarakë . Hezbollahu ka kryer një sërë sulmesh duke deklaruar se po i ndërmerr ato në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës. Të shtunën u njoftua për 10 të tilla.

Në një sulm, në një vend tjetër në kufi, mëngjesin e kësaj të diele, grupi Hezbollah tha se luftëtarët e tij kishin arritur të godisnin direkt një pozicion izraelit duke përdorur "armët e duhura". Sulmet ajrore izraelite goditën periferi të fshatit Yaroun në Liban, jo shumë larg vendndodhjes së atij sulmi, sipas Agjencisë Kombëtare Libaneze të Lajmeve dhe një dëshmitari në zonë.

Sulmet ajrore thyen xhamat e shtëpive, dyqaneve dhe dëmtuan një shkolle në fshatin e afërt Rmeich, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, Toni Elias, një prift në Rmeich. Dhuna në kufi ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 120 njerëzve në Liban, duke përfshirë 85 luftëtarë të Hezbollahut dhe 16 civilë. Në Izrael kanë vdekur shtatë ushtarë dhe katër civilë. Grupi Hezbollah kryesisht lëshon dronë dhe Izraeli reagon me sulme ajrore. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI