Flash

Gjendet personi që fshehu makinën pas vrasjes së Erjon Javorit

Lapsi.al 10 December 2023
Gjendet personi që fshehu makinën pas vrasjes së Erjon Javorit

Policia ka vënë në pranga një person për vrasjen e 41-vjeçarit Erjon Javori në Fier, ngjarje e ndodhur mesditën e së enjtes. Shërbimet e policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit të përdorur nga autorët gjatë ngjarjes. Në kërkim për vrasjen janë vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi. Policia ka proceduar në gjendje të lirë, Rexhep Pukën, 70 vjeç, burrin e tezes së vëllezërve pasi fshehu makinën e autorëve pas krimit.

“Nga këqyrja e këtij automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, ndërsa në banesë u gjend një fishek arme zjarri. Gjithashtu, po në këtë garazh u gjet dhe u sekuestrua edhe një automjet tjetër tip "Benz", i blinduar, në bagazhin e të cilit u gjet edhe një targë automjeti tjetër.

Po gjatë kontrolleve të imtësishme në zonë, në një banesë, të cilin e kishte në ruajtje shtetasi Rexhep Puka, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensivisht për kapjen e autorëve, shtetasve Agim dhe Kreshnik Gashi dhe dokumentim e plotë të rrethanave ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasit Rezhep Puka, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Fier

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flaket pak minuta më parë në aksin ‘Fier- Fermë-Çlirim’, teksa fatmirësisht pasagjeri nuk ka pësuar lëndime. Në v...

15:08

Patos, arrestohet shitësi i kokainës

Një 33 vjeçar është arrestuar pasi shiste doza të lëndës narkotike kokainë në qytetin e Patosit. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e 33 vje...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI