Flash

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Zhupa: SPAK ka detyrimin të hetojë edhe Ramën, edhe Veliajn për inceneratorin e Tiranës

Lapsi.al 9 December 2023
Zhupa: SPAK ka detyrimin të hetojë edhe Ramën, edhe Veliajn

Deputetja e PD, Ina Zhupa, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë edhe kreun e qeverisë, Edi Ramën, në kuadrin e hetimeve dhe arrestimeve të nisura lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe vjedhjen e fondeve publike. Por, po njesoj edhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, pasi "SPAK ka detyrimin që t’i lidhë zyrtarët, siç janë të lidhur me njëri-tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj."

"Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës janë lajm i mirë nëse janë vetëm nisja e arrestimeve që do të çojë te kokat e vërteta të aferës, - shkroi Zhupa në Fb. - I bëj thirrje SPAK-ut që të hetojë inceneratorin e Tiranës, duke përfshirë dhe kryeministrin Rama, i cili është personi që ka firmosur kontratën. Ligji detyron që tenderi zgjat 52 ditë, ndërsa për qeverinë Rama vetëm 16 ditë. Duke bërë kështu shkeljen e parë për Inceneratorin e Tiranës. Vallë këta punonjësit bashkiakë e bënë këtë shkelje ligjore?! Sigurisht që jo!

Por pse u bë kjo shkelje? Sepse fituesi ishte paracaktuar dhe ishte Mirel Mërtiri, i cili nuk është i panjohur por që kishte marrë dhe dy inceneratorët e tjerë, atë të Elbasanit dhe Fierit përmes të afërmve të tij.

I madh e i vogël e kupton që Bashkia Tiranë nuk do të futej në aferën 430 milion euro vetëm me vullnetin e disa punonjësve bashkiakë. Kjo skemë nuk kishte si të mos përfshinte dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Shkresa për të marrë mendim i është dërguar të pesë bashkive të qarkut Tiranë.

Në vend që shkresa t’i dërgohej Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj nuk e kalon në Këshillin Bashkiak, e firmos vetë për të dhënë pohimin për inceneratorin e Tiranës. Jo vetëm që anashkalon Këshillin Bashkiak, por vendos edhe për 4 bashkitë e tjera të qarkurt Tiranë.

Pse e bën ai këtë shkelje, pse Erion Veliaj ka shkelur ligjin?! - Kjo është një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjet SPAK, ku duhet të zbulojë dhe rolin e Erion Veliajt në këtë aferë dhe pse e ka shkelur ligjin, çfarë përfitimesh ka pasur.

SPAK ka detyrimin që t’i lidhë zyrtarët, siç janë të lidhur me njëri-tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Çdo përpjekje për t’i copëzuar synon mbrojtjen e tyre nga kjo akuzë e tmerrshme dhe reale dhe nuk ndihmon në nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve."

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI