Flash

Përleshen bandat në Meksikë, 11 viktima

Lapsi.al 9 December 2023
Përleshen bandat në Meksikë, 11 viktima

Një përplasje e dhunshme mes një grupi personash që dyshohet se merren me aktivitete kriminale, ka lënë të vdekur të paktën 11 persona në qytetin Texcaltitlan që ndodhet në pjesën qendrore të Meksikës, njoftuan të premten zyrtarët e sigurisë.

Tetë nga të vdekurit, dyshohej se ishin të lidhur me aktivitete kriminale, tha në një deklaratë ministria e Sigurisë, duke shtuar se tre prej viktimave ishin anëtarë të komunitetit.

Policia e Shtetit po punonte me Gardën Kombëtare dhe autoritetet e tjera për të dhënë më shumë detaje mbi incidentin, thuhej në deklaratë.

Një video e shpërndarë në mediat sociale nga një media meksikane, tregonte përplasjet me armë mes disa dhjetëra personave, duke bërë që shumë njerëz të largoheshin me vrap nga vendngjarja për t’i shpëtuar plumbave.

Të këshilluara

Vriten dy ushtarë izraelitë në Gaza

Ushtria izraelite tha sot se dy ushtarë të tjerë u vranë në Rripin e Gazës, përfshirë djalin e anëtarit të kabinetit të luftës, Gadi Eiznkot. Në një deklarat...

15:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI