Flash

Gjykata në Ferizaj lë në burg 'baronin' e drogës Gëzim Çela

Lapsi.al 9 December 2023
Gjykata në Ferizaj lë në burg 'baronin' e drogës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën "40 ditë paraburgim" për Gëzim Çelajn, të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare që u arrestua ditën e djeshme në Kosovë. Mësohet se Çela, që njihet se 'baroni' i Fushë Kuqes, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge si dhe grup të organizuar kriminal.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas u përfshi në trafikut e heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014. Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Çela kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI