Flash

Kishte fshehur në magazinë armë e municione, vihet në pranga 61-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 8 December 2023
Kishte fshehur në magazinë armë e municione, vihet në pranga

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për armëmbajtje pa leje. Shtetasi me iniciale V. A., kishte fshehur në magazinën e tij, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 armë të ftohtë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 4”, për kapjen e 61-vjeçarit që kishte fshehur në magazinën e tij, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 armë të ftohtë (thikë). Sekuestrohen pistoleta, thika dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante të fshehur në magazinën e tij, në lagjen “Bashkimi”, armë zjarri dhe municion luftarak, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 4”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. A., 61 vjeç, banues në lagjen “Left Sallata”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit V. A., në lagjen “Bashkimi”, ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me mjetin prerës thikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. A. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Sot, më 8 dhjetor 2023, euro blihet me 101.4 lekë dhe shitet 102.4 lekë. Dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95 lekë. Franga zvicerane këmbehet në ...

08:43

Parashikimi i motit për këtë të premte

Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin, ku më të ...

07:41

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI