Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Harmonizimi i ligjeve me BE, Rama: Do përdorim inteligjencën artificiale

Lapsi.al 8 December 2023
Harmonizimi i ligjeve me BE, Rama: Do përdorim inteligjencën

Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, në Kongresin e PS, ka treguar se ka bashkëpunuar me Mira Muratin, drejtuese e Kompanisë ChatGPT, për të bërë të mundur rivendosjen e 280 mijë faqeve me masa ligjore të BE në legjislacionin tonë.

Rama tregoi se kërkesa e BE për harmonizimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë të BE, do të bëhet përmes ChatGPT, duke eliminuar sipas tij “një armatë me përkthyes dhe një batalion me jurist dhe të shpenzojmë miliona euro”. Kjo është bërë e mundur pasi i ka kërkuar ndihmë Muratit, duke thënë se kjo do të jetë dhe “dhurata e Vitit të Ri nga Shqipëria’ për liderët e BE në mbledhjen e 13 dhjetorit në Bruksel.

“E kërkoj Mira Muratin i ndrojtur nga një ndrojë që nuk më karakterizon… pas një komunikimi telefoni i kërkoj ndihmë për ta bërë gati më shpejt Shqipërinë për anëtarësimin europian. Ajo qesh se mbase kujtoi se unë po bëja humor, por thotë ‘po të dëgjoj’. Dhe unë e pyes që a është e mundur që në vend se ne të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me jurist dhe të shpenzojmë miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT. E dëgjoi me kujdes dhe më përgjigje ‘më duket e mundur’.

Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët, dhe sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbaroj mbledhja bashkë me dilemën greke, do ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE. Asnjë cic mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor nuk e vonon dot Shqipërinë në këtë proces themelor pune për anëtarësimin në BE. Shqipëria jo vetëm që do ta bëjë përafrimin e legjislacionit por do ta bëjë më shpejt se më i shpejti që e ka bërë më parë. Por do të ndihmojë bujarisht dhe Kosovën. Askush s’e pengon që të nisë ndërvendosjen e të gjithë trupit ligjor të BE”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI