Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Dalin EMRAT/ Të arrestuarit e SPAK për inceneratorin e Tiranës

Lapsi.al 8 December 2023
Dalin EMRAT/ Të arrestuarit e SPAK për inceneratorin e Tiranës

SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste mbrëmjen e kësaj të premteje për aferën e inceneratorit të Tiranës. Lapsi.al mëson se një prej të arrestuarve është edhe Taulant Tusha, drejtor i Infrastrukturës në bashkinë e Tiranës. Ai ka qenë një nga më të përfolurit në çështjen e inceneratorit të Tiranës. Në dosjen e SPAK, Taulant Tusha është përmendur për kontaktet që ai ka mbajtur me Klodian Zoton.

Sipas të njëjtave burime, edhe disa të ndaluar të tjerë janë zyrtarë të bashkisë. Mediat raportojnë se urdhër-arresti janë lëshuar edhe për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka si dhe ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako të dy dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit dhe që aktualisht ndodhen në burg. Urdhër-arresti ka edhe për “bosët” e inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët siç dihet janë në arrati.

Mediat raportojnë se “arrest në burg” është kërkuar edhe për Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhium, Jetmir Llapajn dhe Pëllumb Abeshin. Të njëjtat burime raportojnë se është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi dhe Sidita Tola.

Më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi sekuestro preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Hetimet kanë nisur në vitin 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale". ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Edhe Lalit i paskan ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpine

Të këshilluara

Arrestohet në Kosovë, Gëzim Çela

Arrestohet në Kosovë baroni i drogës, Gëzim Çela. Ai ishte i shpallur në kërkim dhe akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryera në...

19:05

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI