Flash

Parashikimi i motit: Pasditja sjell reshje shiu

Lapsi.al 7 December 2023
Parashikimi i motit: Pasditja sjell reshje shiu

Do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura por pa reshje paraqiten zonat juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin. Dëbora do të jete prezente në të gjithë shtrirjen lindore. Ndërsa në orët e vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta në zonat malore deri në 12°C më e larta në zonat bregdetare. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë mbetet nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që pas mesditës të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës. Orët e vona të natës pritet të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por ulen sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C më e ulëta në zonat malore deri në 5°C më e larta në zonat perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, por në mbrëmje pritet intensifikim i parametrit të erës.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat e shpeshta do të mbeten prezente në të gjithë MV duke bërë që herë pas here të pësojnë zhvillime afatshkurta duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Reshjet më të dukshme shfaqen përgjatë kufirit me Shqipërinë. Po ashtu do të regjistrohen temperatura negative gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes në pjesën më të madhe të MV, duke bërë që ngricat të jenë prezente në të gjitha akset rrugore të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të jenë të pandryshueshme në mëngjes, por vijon ulja në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verior por gjatë natës forcohet deri në 60 km/h.

Europa

Gadishulli Skandinav dhe brigjet veriperëndimore të Europës do të përfshihen nga një tjetër sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje dëbore të konsiderueshme. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të paraqiten ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik ku do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere ndërsa nën ndikimin e kushteve të motit të qëndrueshëm do të paraqiten Europa lindore, pjesërisht qendra e kontinentit si edhe brigjet e detit Egje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI