Flash

Nën hetim për abuzime me tenderat, ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana paraqitet në SPAK

Lapsi.al 7 December 2023
Nën hetim për abuzime me tenderat, ish-prefekti i Kukësit, Granit

Ish-prefekti i Kuksit, Granit Gjana është paraqitur sot në SPAK. Ditën e djeshme u bë me dije lajmi për pezullimin e tij nga detyra si prefekt nën akuzën e abuzimit me tenderat e naftës në bashki gjatë kohës që ishte zëvendës kryetar.

Mësohet se Gjana është paraqitur sot në SPAK për seancën e masës së sigurisë "pezullim detyre". SPAK njoftoi se ka kryer hetime paraprake në kuadër të procedimit penal nr.133 të vitit 2023 dhe nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se Granit Gjana, në cilësinë e zv/kryetarit, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Pasi u vu në dijeni të vendimit të GJKKO, mësohet se Granit Gjana ka dhënë dorëheqjen nga posti i prefektit mbrëmjen e 5 dhjetorit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI