Flash

Berisha: Rezultatet e PISA -s, dëshmia flagrante e shkatërrimit të arsimit

Lapsi.al 7 December 2023
Berisha: Rezultatet e PISA -s, dëshmia flagrante e shkatërrimit

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehu keqardhjen për rënien dramatike të treguesve për nxënësit shqiptar. Sipas tij, kjo rënie lidhet me dy faktorë.

Berisha tha: "PISA është programi ndërkombëtar i organizatës së kombeve të zhvilluara për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë. Fillimin në këtë program, Shqipëria e ka në vitin 2009, por unë jam sot këtu për të shprehur denoncimin, natyrisht dhe keqardhjen më të thellë për rënien dramatike të treguesve mbi të cilët bazohet ky studim periodik, leximin, matematikën dhe shkencën, tre fushat kryesore, të nxënësve në Shqipëri.

Shqipëria sigurisht nuk ka qenë në nivelet që duhej të ishte në pikët në këtë program. Por Shqipëria realizoi një rritje vertikale gjatë viteve 2006-2013. Kjo ishte ana më pozitive e saj.

PISA e vitit 2022, e cila ka 8 vite të Rilindjes famëzezë të Shqipërisë dhe 1 vit nga qeverisja e mëparshme, pra kjo është PISA më e plotë e një qeverisje. 8 me 1.

Dhe kjo provohet dramatike, fatale në shumë aspekte për arsimin shqiptar. Kjo rënie, për të cilën zonja Sula do ju flasë gjerësisht, ka 2 shkaqe themelore.

Të parin, korrupsionin, korrupsionin, korrupsionin.

Të dytin, kalimin nga arsimi për Shqipërinë në arsimin e partisë. Nga mësuesit për Shqipërinë, në mësuesin e partisë.

Këto dy faktorë kanë bërë që ne të zbresim në të gjithë treguesit nën nivelin e vitit 2009.

Të zhbëhet një arritje thelbësore, e cila në vitin 2018, në pikë, të kalohet mbi 400 pikë nga 470-480 në fusha. Ishte një ngjitje premtuese dhe kjo ngjitje përmbyset në mënyrë katastrofave, zbret nën nivelin e vitit 2009 dhe kjo është dëshmia më flagrante e shkatërrimit, e shpërbërjes së sistemit arsimor, që nga ajo që është një rivdekje e vërtetë e zhvillimit të Shqipërisë."

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI