Flash

“Sa nga ju besojnë ende tek Babagjyshi”/ Mësuesja e klasës së 5-të shkakton debate

Lapsi.al 6 December 2023
“Sa nga ju besojnë ende tek Babagjyshi”/ Mësuesja e

Në Coverciano të Firences në Itali, një mësuese e lëndës së fesë në shkollën fillore i pyeti nxënësit e saj të klasës së pestë: “Kush prej jush beson ende te Babagjyshi?”. Një pyetje që ka ngjallur polemika mes prindërve të fëmijëve.

Nxënësit shkuan në shtëpi, u treguan gjithçka prindërve të tyre duke i bërë mamit dhe babit pyetje të tilla si: "Pra atëherë Babagjyshi nuk ekziston?", "Pse më gënjeve?" dhe "Pse nuk ma the kurrë të vërtetën?"

“La Repubblica” shkruan se episodi daton në 4 dhjetor.

“Mësimi duhet të kishte vazhduar me një shpjegim mbi frymën e Krishtlindjes, duke u frymëzuar nga historia e Shën Nikollës, peshkopit të Myrës, i cili kontribuoi në krijimin e mitit të Babagjyshit” - shpjegojnë prindërit.

Vetë mësuesja shkruante kishte shkruar regjistër se pyetja ishte “një kuiz mes fëmijëve: ka apo jo Babagjysh? 6 u përgjigjen po, 6 thanë jo, ndërsa 2 nuk e di".

“Për ne është e gabuar të bësh pyetjen, edhe sepse të diskutosh për origjinën e legjendës do të thotë të mohosh ekzistencën e babadimrit në realitet. Për më tepër, nuk besojmë se është pjesë e programit arsimor”, - rrëfyen prindërit.

"Për mendimin tonë, kjo është një traumë, sidomos në këtë periudhë të vitit në një shkollë fillore. Nëse fëmijët besojnë apo jo në ekzistencën e një njeriu që udhëton me sajë nëpër botë duke sjellë dhurata, ndoshta ata duan të vazhdojnë të jetojnë me këtë iluzion duke shkruar letrën dhe duke ndier magjinë.

Nuk është e drejtë t'i privosh ata nga kjo magji. Nuk është e drejtë që një të hënë fëmijët tanë të kthehen nga shkolla të ndryshuar sepse një mësuese e ka thyer këtë magji", - thuhet në letrën e prindërve ndaj mësuesit kujdestar. Ky i fundit i ka kontaktuar menjëherë dhe ka shfaqur interes për të mësuar më shumë rreth ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI