Flash

OKB: Vazhdimi i luftimeve në Gaza do të intensifikojë krizën e urisë

Lapsi.al 6 December 2023
OKB: Vazhdimi i luftimeve në Gaza do të intensifikojë krizën

OKB thotë se luftimet e ashpra në Rripin e Gazës do të intensifikojnë më shumë krizën katastrofike të urisë që tashmë kërcënon të pushtojë popullatën civile. Organizata thekson se pauza e fundit e luftimeve i kishte lejuar Programit të saj Botëror të Ushqimit njëfarë sigurie për të shtuar operacionet e ndihmës.

Gjatë kësaj kohe, ajo ishte në gjendje të dyfishonte numrin e pikave të shpërndarjes jashtë strehëzave dhe të shpërndante ushqime në vende që ishin të pamundura për t’u arritur. Por, siç shton organizata botërore, “ky përparim dëshmërimisht i nevojshëm tani po humbet”.

“Lufta e ripërtërirë e bën shpërndarjen e ndihmave pothuajse të pamundur dhe rrezikon jetën e punonjësve humanitar”, shtoi OKB. Mbi të gjitha, është një katastrofë për popullsinë civile të Gazës, më shumë se dy milionë njerëz, e vetmja rrugë shpëtimi e të cilëve është ndihma ushqimore.

OKB vazhdoi duke thënë se humanitarët duhet të kenë akses të sigurt dhe të qëndrueshëm në rajon në mënyrë që të shpërndajnë ndihma për shpëtimin e jetës në të gjithë territorin.

“Por vetëm një paqe e qëndrueshme mund t’i japë fund vuajtjeve dhe të shmangë katastrofën e afërt humanitare në Gaza."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI