Flash

Ndryshime në qeveri më 8 dhjetor dhe zgjedhje të parakohshme? Përgjigjet Rama

Lapsi.al 6 December 2023
Ndryshime në qeveri më 8 dhjetor dhe zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje zërave se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si një zgjidhje për t’i dhënë fund kaosit në jetën parlamentare. Sipas shefit të qeverisë, PS po përgatitet për procesin zgjedhor të 2025 dhe asgjë të ngjashme, në një kohë të afërt siç pretendohet nga opozita.

“PS fiton për shumë arsye dhe fiton sepse është gjithmonë disa hapa përpara gjithë të tjerëve dhe është gjithmonë në përpjekje për të rikrijuar vetveten. Duke nxjerrë mësime nga çfarë erdhi nga zgjedhjet e mëparshme dhe përgatitemi për zgjedhje të tjera. Jo "të parakohshme", por "të tjera”, - tha Rama i ftuar në  emisionin “Debat”, në A2CNN.

Shefi i qeverisë hodhi poshtë edhe zërat, kryesisht nga grupi i Rithemelimit që thonë se do të ketë ndryshime në qeveri, që do të njoftohen në Kongresin e PS.

“Çfarë ndryshimesh. Pse duhet të bëj ndryshime në qeveri në Kongres? Ato që janë befasi nuk thuhen para kohe e para. E dyta nuk ka ndryshime të kësaj natyre”, - tha Rama.

Sa i përket përzgjedhjes për të zhvilluar Kongresin më 8 dhjetor dhe simbolikës që përfaqëson kjo datë për demokratët, Rama tha: “Është ditë pushimi, është dita e rinisë dhe është një ditë e mirë për të bërë një kongres”.

Rama ka bërë me ironi sa i përket kundërshtarit të tij politik Sali Berisha. Teksa iu soll në vëmendje se Berisha ka treguar emrat e ministrave që do të shkarkohen dhe emërohen, Rama nuk i ka kursyer ironitë.

“Sali Berisha? Kush është ky? Ku punon? Nuk e njoh! Ça është Rithemelimi, se di, nuk jam i informuar”, tha Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë refuzoi që të japë detaje nga Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI