Flash

Protestë në Prishtinë për vràsjen e 30-vjeçares nga bashkëshorti

Lapsi.al 5 December 2023
Protestë në Prishtinë për vràsjen e

Pas vrasjes së Liridona Ademajt, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, do të mbajë protestë me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”. Protesta pritet të nis në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Të dielën, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi nga një muaj paraburgim për bashkëshortin e 30-vjeçares, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë. Liridona u vra teksa ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të mitur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Autoritetet arrestuan të shoqin me akuzën se ka organizuar vrasjen si dhe ka inskenuar grabitjen.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë moti i ...

07:36

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI