Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 5 December 2023
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat jugore duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Parashikohet që gjatë natës të ketë grumbullim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 3 – 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta dhe të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë dominante, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë C deri në 9 gradë C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë gjithë ditës së martë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët por të ftohtë si pasoje e qarkullimit të masave të ftohta siberiane, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe shtim të lagështirës në ajër në të gjithë MV duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara në zonat jugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri – veriperëndim të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në rajonin e Balltikut si edhe pjesërisht Europën qendrore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Ndërkohë, brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të zi do të paraqiten me vranësira, shira dhe mini stuhi të forta ere. Për sa i përket Skandinavisë, ishujve britanikë, gadishullit Iberik si edhe pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI