Flash

Ç'lojë po luan Basha me Ramën për zgjedhjet e ardhshme

Lapsi.al 5 December 2023
Ç'lojë po luan Basha me Ramën për zgjedhjet e

Sa më shumë kohë kalon aq më i qartë bëhet qëllimi i shumicës rilindase, për të njohur si trashigimtarë të PD një grup deputetësh minoritarë të mbetur rreth Lulzim Bashës. Objektivi nuk është vetëm mbajtja peng e vulës, flamurit, financimeve dhe komisionerëve, që me sa duket gjykatat nën zgjedhë do ti zvarrisin edhe përtej verës 2025. Synimi është që të ndryshohet sërish ligji elektoral. Pikërisht për këtë Edi Rama dhe Lindita Nikolla këmbëngulin për të mbajtur Enkeleid Alibeajn, të zgjedhur që në shkurt të 2022-shit, si bashkëkryetar të komisionit të reformës zgjedhore.

LEXO ME TEJ:

Reforma Zgjedhore/ Bardhi letër Nikollës: Të ndryshojë komisioni

Ndonëse kërkesat nga grupi në shumicë dërrmuse i opozitës kanë insistuar për zëvendësimin e tij, PS po e shtyn me të gjitha format vendimarrjen. Dhe nga lartësia e këtij posti ku e mban me paterica Rama, Enkeleid Alibeaj ka bërë propozime për ndryshimin e ligjit të ri zgjedhor. Thelbi i tij konsiston në kalimin e sistemit elektoral nga proporcional rajonal që është sot, në proporcional kombëtar me lista të hapura. “Zonë zgjedhore është tërësia e territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend dhe bashkia për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore,” thuhet në propozimin e Alibeajt, që nënkupton sistem proporcional kombëtar.

Po çfarë fshihet pas një ndryshimi te tillë që me siguri bëhet me bekimin e kryeministrit që po e mban me ç'do kusht "fraksionin e vulës" si përfaqësuese të opozitës.

Duke e ditur se tashmë janë një pakicë brenda elektoratit demokrat, Basha dhe Alibeaj përfitojnë nga proporcionali kombëtar. Kështu, në një krahasim të thjeshtë, nëse marrin një minimum me vetëm 2.3% të votave ata mund të çojnë në kuvend 2 deputetë. Ndërsa nëse marrin një maksimum 10% ata mund të çojnë 14 të tillë. Kjo do të qe një përfitim indirekt për Ramën, i cili do të kishte sërish në opozitë një fraksion të saj tepër indulgjent kundrejt tij. Pra, ndonëse do vijojë ti dhurojë vulën, financimin, komisionerët, Rama do i qepte Bashës si kostum me porosi edhe një ligj elektoral, duke vulosur një "garë" pa konkurencë për 2025. Gjithashtu burime të pakonfirmuara flasin se pjesë e këtij "deal" Rama- Basha është edhe vendosja e një sistemi me "prim", sipas modelit grek, ku partisë së parë edhe po s'mori mbi 50 përqind të votave të shqiptareve, i shtohen deputetë më shumë sesa rezultati real, për ti siguruar një qeverisje të qetë dhe stabël. Nëse kjo ndodh të dyja palët do të dilinin të fituara. Basha siguronte mbijetesën në politikë, ndërsa Rama vazhdimësinë e qeverisjes.

Reforma zgjedhore në ‘pikën zero’, opozita kërkon konsensus të ri

Por nga ana tjetër ky do të qe një amoralitet i madh njësoj si ai i opozitës së kërpëratave, Kujtim Gjuzit dhe Jenisherit që i bashkuan votat me qeverinë, duke hedhur poshtë marëveshjen e 5 qershorit 2020. Kjo do të ishte hera e tretë që Rama do të ndëronte në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës, kur pengoi koalicionet në 2017 për skadim afati dhe kur i ndaloi ato me ndryshimet kushtetuese të 2021. Tani plani po bëhet të ndryshojë krejtësisht sistemi zgjedhor.  

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Tre shpjegimet/ Pse e vranë Liridona Ademajn

Asnjëherë më parë tre burra nuk janë vënë në pranga për organizimin e vrasjes së një gruaje në këmbim të pagesës si në rastin e Liridona Ademajt, nënë e dy fëmi...

01:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI