Flash

Berisha: Opozita nuk dekurajohet nga paralajmërimet e Ballës

Lapsi.al 5 December 2023
Berisha: Opozita nuk dekurajohet nga paralajmërimet e Ballës

Ish kryeministri Sali Berisha foli sot konferencë për reagimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ku ky i fundit tha se deputetët e opozitës rrezikojnë deri në 5 vite burg për kaosin e shkaktuar në Kuvend.

Berisha tha se opozita nuk do të dekurajohet nga paralajmërimet e ministrit Balla për aktet e ndodhura në Parlament. Ai e akuzoi ministrin si simboli i krimit në qeveri.

"Asgjë nuk e dekurajon opozitën. Taulant Balla është simbol i krimit në qeveri, është ikona e zezë e trafiqeve. Është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë, me dokumente.

Kurse mosbindja civile në parlament është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit nga puçisti Edi Rama.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI