Flash

Vrásja në Kosovë/ Trupi i Liridona Ademajt do të zhvendoset në fshatin e lindjes

Lapsi.al 4 December 2023
Vrásja në Kosovë/ Trupi i Liridona Ademajt do të

Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet pranuan zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj. Familjarët e të ndjerës kishin dorëzuar një kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës pranë fshatit Rracaj.

Sakaq Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Naim Murselit, Granit Pllavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Murselit.

Bashkëshorti i viktimës që ka urdhëruar ekzekutimin është akuzuar për veprën penale “Vrasje të rëndë të kryer në bashkëpunim”, Granit Pllava qe ka kryer ekzekutimin akuzohet për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer një vrasje të rëndë”.

Gjykata caktoi masën e paraburgimit për një muaj pas seancës dëgjimore që u mbajt dje me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Për javën që po fillon vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse me masa ajrore të ftohta. Kështu, për ditën e hënë mo...

07:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI