Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Rama në delir: PS është bekim për Shkodrën

Lapsi.al 4 December 2023
Rama në delir: PS është bekim për Shkodrën

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Shkodër është shprehur se partia e tij ka mbajtur shumicën e zotimeve dhe se e kërkojnë sërish votën për t’i mbajtur të gjitha.

Ndër të tjera, Rama u ndal dhe te drejtimi i Bashkisë së Shkodrës për herë të parë socialistët, ku tha qyteti ka besuar për 30 vjet se janë mallkimi, por sipas kreut të qeverisë, PS është bekimi.

Ai gjithashtu tha se shkodranët ranë në dashuri dhe i besuan një kali gërmuq.

“Mbajta e zotimeve është çështje kohe dhe ne i kemi mbajtur një pjesë të madhe. Kemi dhe një pjesë që do i mbajmë. Arsyeja pse kërkojmë votën është që t’i mbajmë të gjitha. Ky është takimi i parë në një vend që ne nuk e qeverisnim më parë dhe duke qenë se në këtë takim jemi për të mbyllur ciklin e takimeve para Kongresit, duhet të flas për këtë qytet që jetoi 30 vjet duke besuar se mallkimi ishim ne. Dhe që vetëm sa kanë filluar të shohin se ne jemi bekimi i Shkodrës dhe se mallkimi ishte tjetër kush. Po të shkuara të harruara, si i thonë fjalës.

Besoj se në të gjitha rastet kjo është mirë sepse ne jemi dhe më të motivuar të japim provës se e kemi të merituar atë votë. Një pjesë e konsiderueshme ka ardhur si kulmi i zhgënjimit me të tjerëve sesa nga kulmi i besimit te ne. Është e besueshme pasi robi ka ra në dashni me një lloj kali gërmuq që ka menduar se do ta çojë larg dhe i rri besnik 30 vjet, është në fund e kuptueshme të thotë ‘po ik tani se po i hipi këtij kalit tjetër ta shoh se ku po më çon’. Kali i PS-së do ta çojë Shkodrën shumë larg", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI