Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Konkursi i dalë boje, si e ka paracaktuar Rama drejtuesen që zëvendëson Ilir Beqajn

Lapsi.al 4 December 2023
Konkursi i dalë boje, si e ka paracaktuar Rama drejtuesen që

Nuk është lajm që konkurseve të Rilindjes për emërime njerëzish nëpër institucione të ndryshme publike iu ka dalë boja me kohë. Për të zëvendësuar Ilir Beqajn në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), qeveria ka sajuar me shpejtësi dhe në errësirë një konkurs, ku fituesi është i paracaktuar. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, shkeljet s’kanë të ndalur.

LEXO EDHE: Çfarë na tregon dosja e Ilir Beqajt?

Pasi e kishin publikuar njoftimin në faqen e Kryeministrisë, qeveria kujtohet se fituesja e paracaktuar për të drejtuar SASPAC, nuk i ka 15 vite pune sikundër sanksionohej në VKM-në e para dy viteve përmes së cilës u emërua Ilir Beqaj. Në këto kushte njoftimi i publikuar në datën 22 nëntor fshihet me urgjencë nga faqja e Kryeministrisë. Linku https://www.kryeministria.al/newsroom/47847-2/

Me vendim qarkullues një ditë më pas, qeveria detyrohet të ndryshojë VKM-në për kreun e SASPAC. Hiqet kriteri prej 15 vitesh përvojë pune dhe zbret në 7 vite. Një burim i tha Lapsi.al se konkursi fasadë është sajuar për të çuar në krye të SASPAC një ish-sekretare paradhome të një prej ministrave të Ramës. Së fundi vajza në fjalë ka vetëm disa muaj përvojë si drejtuese e nivelit të ulët brenda një ministrie. Pikërisht për këtë është ndryshuar VKM-ja duke zbritur përvojën e punës nga 15 vite në vetëm 7 vite. Dhe sërish ajo nuk i përmbush kriteret sepse si drejtuese ka vetëm disa muaj përvojë.

Njoftimi i ri është publikuar më pas në datën 24 nëntor dhe është lënë online deri më datën 1 dhjetor. Pra, vetëm 7 ditë nga të cilat vetëm 2 ishin ditë pune për shkak të festave të nëntorit. Edhe këtu është një shkelje flagrante e Kodit të Punës, që parashikon së paku 15 ditë shpallje për pozicione të tilla.

LEXO EDHE: Prapaskenat/ Beqaj në dijeni për vendimin e SPAK, si e ndryshoi papritur strukturën e agjencisë për të favorizuar të besuarit e tij

Lëvizjet e qeverisë për kreun e kësaj Agjencie shihen me shqetësim edhe nga Delegacioni i BE në Tiranë, i cili punon ngushtë me SASPAC për të menaxhuar fondet IPA dhe programet e tjera europiane në ndihmë të Shqipërisë. Kujtojmë që vendi ynë ka një “damkë” në Bruksel me vjedhjen e fondeve të programit IPARD për bujqësinë, duke bërë që ky program të pezullohet.

Kush i ka lexuar këto radhë me siguri që ka menduar se ndoshta është e tepërt të pretendosh konkurse e meritokraci për rekrutimin e njerëzve në administratë. Kur Rilindja e ka ngritur korrupsionin në sistem dhe është bërë njësh me krimin, është vërtet luks i madh të pretendosh konkurse të drejta për ata që duan të punojnë në shtet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI