Flash

Ish-ambasadori amerikan arrestohet në Florida, akuzohet se ka shërbyer si agjent i Kubës

Lapsi.al 4 December 2023
Ish-ambasadori amerikan arrestohet në Florida, akuzohet se ka shërbyer

Manuel Rocha ish-diplomati amerikan, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Bolivi, është arrestuar në një hetim të gjatë të kundërzbulimit të FBI-së. Ai është akuzuar se ka shërbyer fshehurazi si agjent i qeverisë së Kubës, ka mësuar Associated Press.

Manuel Rocha u arrestua në Miami të premten pas një kallëzim penal dhe nga ana tjetër priten që detaje tjera rreth çështjes të bëhen publike në gjykatë, thanë dy persona që folën me AP në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar, për të diskutuar një hetim federal në vazhdim.

Një nga burimet tha se çështja e Departamentit të Drejtësisë akuzon Rocha se punon për të promovuar interesat e qeverisë kubaneze. Ligji federal kërkon që njerëzit që bëjnë ofertat politike të një qeverie ose njësie të huaj brenda SHBA-së të regjistrohen në Departamentin e Drejtësisë, i cili vitet e fundit ka rritur zbatimin e tij penal të lobimit të jashtëligjshëm të huaj.

Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentojë. Gruaja e tij e mbylli telefonin kur u kontaktua nga AP.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI