Flash

Diplomati i Kenias nuk e ka idenë kush është Rama: I lumtur që takova presidentin Bajram Begaj

Lapsi.al 4 December 2023
Diplomati i Kenias nuk e ka idenë kush është Rama: I lumtur

Sekretari kryesor i Punëve të Jashtme të Kenias, Korir Sing’oei postoi një foto nga takimi i tij me kryeministrin Edi Rama, mirëpo këtë postim e shoqëroi me një “lapsus të vogël”.

Ai ngatërroi kreun e qeverisë shqiptare me presidentin Bajram Begaj. Krah fotos me Ramën, Sing’oei shkruante se sa i privilegjuar ishte që takonte presidentin shqiptar, Bajram Begaj.

Sing’oei tha se ai priti presidentin Begaj përpara një takimi me presidentin William Ruto në margjinat e Konferencës së 28-të të Palëve (COP28) të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).

“Kam privilegjin të pres SH.T. Bajram Begaj, president i Shqipërisë, përpara takimit të tij me Presidentin Ruto në Dubai”, shkroi ai në postimin e tij në “X”.

Postim ky, i cili u rregullua pas dhjetra komenteve të cilët ia vunë në dukje sekretarit se personi që është në foto nuk është Bajram Begaj, por kryeministri Edi Rama.

Një ndër ta ka qenë gazetari Mwangi Maina, i cili replikoi në postimin e tij duke shkruar: "Ky është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, jo presidenti Bajram Begaj".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI