Flash

Çështja e Gjicit dhe Kaçit në GJKKO, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar

Lapsi.al 4 December 2023
Çështja e Gjicit dhe Kaçit në GJKKO, pranohet

GJKKO ka kaluar për gjykim çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, të përfshirë në një video-skandal në ambientet e bashkisë. Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e avokatëve të Gjicit dhe Kaçit, që procesi të vijojë me gjykim te shkurtuar. Nëse ata do të shpallen fajtorë, do të përfitojne ulje të dënimit me 1/3.

Në muajin qershor të këtij viti u publikua video-skandali seksual, pak javë pasi Safet Gjici ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor.

Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetësja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve. Që nga ajo kohë Gjici ndodhet prapa hekurave, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI