Flash

Vëllai i Liridonës tregon bisedën me fëmijët e saj pas ngjarjes tragjike

Lapsi.al 3 December 2023
Vëllai i Liridonës tregon bisedën me fëmijët e saj pas

Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku motra e tij mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë.

Porositësi i gjithë vrasjes dyshohet të jetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes.

Në një prononcim për RTK, Ademaj ka zbuluar edhe bisedën që ka pasur me fëmijët e të ndjerës momentin e parë që i ka takuar pas ngjarjes tronditëse.

“Mamin e harruam në makinë”, i kishin thënë fëmijët dajës së tyre.

“Atë ditë ka ndodhë krejt ngjarja, krejt rasti. Djali e kishte shtrënguar dorën shumë. Kur kam shkuar në polici, më është afruar dhe më përqafoi. Më pas më tha dajë hajduti më kërkoi paratë, por nuk ja dhashë. E hapi dorën dhe i kishte akoma në dorë.", tha Leonard Ademaj.

Kujtojmë se Policia ka arrestuar dje tre persona të dyshuar për vrasjen e Liridonës, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin, i cili akuzohet dhe dyshohet si organizatori i gjithë vrasjes. Në pranga është vënë edhe ekzekutori, Granit Plava dhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla, i cili është pjestar i FSK-së.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI