Flash

Kaloi 26 kg drogë në drejtim të Greqisë, lihet në burg ish-shefi i kufirit në Korçë

Lapsi.al 3 December 2023
Kaloi 26 kg drogë në drejtim të Greqisë, lihet në burg

Gjykata cakton masën e sigurisë arrest me burg për Stiljan Pashon, me detyrë shef i sektorit të kufirit pranë DVKM Korçë. Pasho shfrytëzoi detyrën e tij në intervale të ndryshme kohore, duke lejuar kalimin e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë. Më datë 27 nëntor, ai ka favorizuar një shtetas të kalojë kufirin pa iu nënshtruar kontrollit duke kaluar drejt Greqisë, 26 kg lëndë narkotike. Pak ditë më parë, ai u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit.

Avokati mbrojtës i Stiljan Pashos, Nevzat Tarelli : Kundërshtojmë vendimin e gjykatës për arrest me burg sepse nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë përfshirjen e kryekomisarit në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas mbrojtjes, Pasho ka udhëtuar rastësisht nga Korça në drejtim të doganës të Kapshticës me personin i cili u arrestua në Greqi për transportin e 27 kg të lëndëve narkotike. Kur kanë mbërritur në doganë, Pasho e ka favorizuar për të kaluar pa rradhë Lorenc Likën, por nuk ka patur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në mjet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI