Flash

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha rikonfirmohet në krye të demokratëve

Lapsi.al 2 December 2023
Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha

Procesi i numërimit të votave të delegatëve të PD-së, që ishin të pranishëm në Kuvendin Kombëtar, ka përfunduar. Pas numërimit, Berisha është rikonfirmuar në krye të demokratëve. Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso zbuloi se Berisha mori 938 vota pro dhe 55 kundër. Të pranishëm në Kuvend ishin 1203 delegatë.

Në Kuvendin e zhvilluar sot, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi. Ndërkohë në Kuvend nuk morën pjesë; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, të cilët janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në primare. Përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI