Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Kuvendi i PD, Berisha mbërrin me vajzën dhe bashkëshorten

Lapsi.al 2 December 2023
Kuvendi i PD, Berisha mbërrin me vajzën dhe bashkëshorten

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvendin Kombëtar shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha dhe vajza, Argita Malltezi, ku do të votëbesohet si kryetar i Partisë Demokratike për humbjen e zgjedhjeve të 14 Majit.

Berisha u prit me brohoritje nga të pranishmit, teksa i përshëndeti me dy gishtat lart.

Ish-kryeministri u ul përkrah bashkëshortes mes deputetëve të PD-së, që e mbështesin.

Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i tij kryetarit të Partisë nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar.

Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Votimi nuk pritet të ketë surpriza e Sali Berisha do të vazhdoje të udhëheqë PD-në drejt betejës së ardhshme elektorale të vitit 2025.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI