Flash

Krimi tronditës në Prishtinë, sekuestrohet edhe një makinë e përdorur nga autorët

Lapsi.al 2 December 2023
Krimi tronditës në Prishtinë, sekuestrohet edhe një

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, tri ditë më parë, e cila dyshohet se është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë, krim që ishte porositur bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Në raportin policor 24-orësh, Policia sqaron se për krimin është konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një makinë, që dyshohet se janë përdorur për vrasjen.

Tre të arrestuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI