Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

TCH: Dyfishohen truprojat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Lapsi.al 1 December 2023
TCH: Dyfishohen truprojat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Janë dyfishuar truprojat speciale që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët që kërcënohen nga krimi apo nga të korruptuarit.

Nga 49 forca struktura e re e Njësisë së Mbrojtjes së Veçantë është kthyer në super njësi me 103 persona. Njësia e blinduar që njihet ndryshe si RES, u propozua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe u firmos nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Të dy zyrtarët kanë qenë më herët në një nga mbledhjet e KLP-së për masat që duhen ndryshuar jo vetëm për ruajtjen e jetës së prokurotëve dhe gjyqtarëve por edhe për perimetrin e sigurisë së godinave.

Truprojat e Policisë që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët e kërcënuar kanë detyrë të shërbejnë në të gjithë vendin dhe ky ndryshim bëhet me dije se u aprovua me urgjencë menjëherë mbas kërkesave në rritje për marrjen në ruajtje të njerëzve të drejtësisë, dy prej të cilëve krimi i kërcënoi duke ju vendosur lëndë plasëse në makinë, e të tjerë si Doloreza Mudabelliu dhe Merita Selimi ku planifikohej nga grupi kriminal i Laert Haxhisë që të sulmoheshin, raporton "Top Channel".

Njësia e Mbrojtjes së Veçantë ka buxhet më vete dhe parashikon një strukturë tjetër speciale njësia operacionale.

Me përjashtim të kreut të SPAK Altin Dumani që për shkak të detyrës ruhet nga garda e Republikës, Irena Gjoka si kryegjyqtare e posaçme ka katër oficerë të gardës për shkak të funksionit dhe dy të tjerë janë shtuar pas vendimit gjyqësor në dosjen “Partizani”.

Shtatë prokurorë dhe gjyqtarë ruhen aktualisht për shkak të kërcënimeve dhe dosjeve të forta që kanë nën hetim./TCH

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI