Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

OKB: Tirana, ndër 7 kryeqytetet e shtrenjta për të blerë shtëpi

Lapsi.al 1 December 2023
OKB: Tirana, ndër 7 kryeqytetet e shtrenjta për të blerë

Çmimet e apartamenteve janë rritur gjatë viteve të fundit në Tiranë, me ritme që tejkalojnë edhe kryeqytetet e rajonit dhe Europës. Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili vlerëson zhvillimin urban të vendit tonë, tregon se shtrenjtimi mund të jetë ndikuar edhe nga pastrimi i parave.

“Zhvillimet formale të organizuara synojnë segmente të banesave me çmime të larta. Deri në 32 për qind e pronave të shitura në 6-mujorin e parë të vitit 2021 janë blerë nga jorezidentë. Pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare”, shkruhet në raport.

Edhe mundësitë për të blerë banesë po vështirësohen, teksa me çmimin mesatar 1200 euro/m2, Tirana është ndër shtatë qytetet kryesore evropiane me nivele të larta të papërballueshmërisë në strehim,. thuhet në raport. Për Kombet e Bashkuara, ndërtesat me shumë apartamente të trashëguara nga epoka socialiste vuajnë nga mungesa e investimeve dhe mungesa e mirëmbajtjes. Shkalla e mbipopullimit për popullsinë e përgjithshme është më shumë se 58 për qind, që është më e larta në Evropë, me përjashtim të Malit të Zi.

Tregu i banesave me kredi hipotekore, është në zhvillim e sipër, pasi vetëm 1% pronarëve paguajnë kredi, çka tregon se sektori mbetet informal përmes parave “cash” dhe remitancave.

Të këshilluara

Gjykata përjashton avokatin e Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur përjashtimin e avokatit Detar Hysi si mbrojtës i Laert Haxhiut. Shkak u bë prokura e ...

15:54

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI