Flash

Të shtëna me armë në një stacion autobusi në Jerusalem, dy të vrarë dhe tetë të plagosur

Lapsi.al 30 November 2023
Të shtëna me armë në një stacion autobusi në

Dy sulmues palestinezë kanë hapur zjarr në një stacion autobusi gjatë orës së pikut të mëngjesit në hyrje të Jerusalemit të enjten, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur tetë të tjerë. Lajmi u konfirmua nga policia izraelite.

“Dy terroristë mbërritën në vendngjarje me një automjet të armatosur me armë zjarri, këta terroristë hapën zjarr ndaj civilëve në stacionin e autobusëve dhe më pas u neutralizuan nga forcat e sigurisë dhe një civil aty pranë”, tha policia izraelite, shkruajnë mediat e huaja.

Sulmuesit erdhën nga Jerusalemi Lindor, u tha gazetarëve në vendngjarje komandanti i qarkut të policisë së Jerusalemit, Doron Turgeman. Një numër i madh ambulancash dhe policie u mblodhën në rrugën që ishte e mbushur me njerëz që udhëtonin në mëngjes dhe policia tha se po kërkonte në zonë për t’u siguruar që nuk kishte sulmues të tjerë.

Ndërkohë disa pamje të kamerave të vëzhgimit thuhet se tregojnë sulmin me të shtëna në hyrje të Jerusalemi. Dhuna erdhi pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje të minutës së fundit të enjten për të zgjatur armëpushimin e tyre gjashtë-ditor në Gaza me një ditë më shumë për të lejuar negociatorët të vazhdojnë të punojnë për marrëveshjet për shkëmbimin e pengjeve të mbajtura në enklavën bregdetare me të burgosurit palestinezë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Parashikohet që qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë terri...

08:09

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI