Flash

Kushtet e Greqisë për Shqipërinë/ Berisha: Integrimin në BE po e pengon vetëm Rama

Lapsi.al 30 November 2023
Kushtet e Greqisë për Shqipërinë/ Berisha: Integrimin

Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po e pengon vetëm Rama.

Në konferencën me gazetarët, Berisha deklaroi se kryeministri ka marrë pushtetin juridik dhe nuk po lejon që Fredi Beleri të betohet.

"Absolutisht vetëm Edi Rama, sepse ligjet e vendit nuk e ndalojnë kurrë Belerin të bëjë betimin. Betimet janë bërë në këtë vend, jo një por disa herë pavarësisht se kanë qenë të burgosur. Është Edi Rama që ka marrë pushtetin juridik dhe nuk lejon të betohet, betimi i Belerit nuk kërkon vendim gjykate dhe prokurorie, kërkon urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë ta shoqërojnë në sallën ku të bëjë betimin. Është gjithçka ekzekutive, për të mos thënë që organet e kontrolluara të drejtësisë nga Rama kanë pranuar provë atë që me procedurë penale nuk pranohet si provë. Pra po e pengon Edi Rama. Greqia nuk kërkon asgjë tjetër veçse zbatimin e ligjeve të vendit. Po bllokon për qëllime mafioze. Është i tërbuar pas trojeve në Himarë"- tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI