Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

I riu shqiptar padit qeverinë britanike: Aplikoi një politikë sekrete kundër nesh

Lapsi.al 30 November 2023
I riu shqiptar padit qeverinë britanike: Aplikoi një politikë

Në Gjykatën e Lartë të Britanisë së Madhe është zhvilluar këtë të enjte një seancë mjaft interesante. Shkak është bërë padia e një 20-vjeçari shqiptar që ka paditur qeverinë britanike se iu mohua e drejta e qëndrimit në Britani për më shumë se 1 vit për shkak të një “politike të fshehtë dhe të paligjshme” të qeverisë kundër emigrantëve.

Shqiptari, emri i të cilit nuk u bë publik, pretendon se mohimi i të drejtës për të qëndruar në vend shkeli të drejtat e tij njerëzore dhe për këtë ai kërkon dëmshpërblim. Në gjykatë ai u përfaqësua nga avokatët Chris Buttler KC dhe Zoe McCallum të cilët janë angazhuar në mbrojtje të shqiptarit nga shoqata “Asylum Aid”.

Kjo shoqatë ka bërë pretendime se qindra viktima të trafikimit që përpiqen të fillojnë një jetë të re në Britani kanë vuajtur edhe si rezultat i një “politike të brendshme sekrete” të hartuar nga dy ministret e brendshme britanike Priti Patel dhe Suella Braverman.

“Asylum Aid” thotë se nga fillimi i vitit 2022 deri në prill 2023, Home Office operoi këtë "politikë sekrete" për të penguar dhënien e të drejtës për të qëndruar në Britani të të paktën 1600 viktimave të konfirmuara të trafikimit dhe skllavërisë moderne. Avokatët që përfaqësuan shqiptarin i thanë gjyqtarit se ka dalë në dritë një “keqpërdorim serioz i pushtetit”.

Avokatët e qeverisë i kundërshtuan pretendimet. Sipas tyre, shkak ishte vonesa e procedurave dhe jo ndonjë politikë "sekrete". Avokatët që përfaqësonin shqiptarin i paraqitën akuzat me shkrim. Sipas tyre, ka pasur një politikë që u jepte leje viktimave të skllavërisë moderne të qëndrojnë në Britani, në përputhje me një konventë evropiane kundër trafikimit.

Avokatët thanë se në tetor 2021, vendimi i një gjyqtari të Gjykatës së Lartë kërkonte që Zyra e Brendshme t'u jepte viktimave të njohura të skllavërisë moderne leje për të qëndruar aty ku kishin bërë një kërkesë azili. Sipas tyre, Home Office e ka mohuar një të drejtë të tillë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shqiptari hedh në gjyq qeverinë britanike

Një shqiptar rreth të 20-ave ka hapur një çështje gjyqësore kundër qeverisë britanike. Sipas “Independent”, ai thotë se atij iu mohua e drejta për të qëndrua...

19:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI