Flash

Hasani në konferencën e OSBE: Evropa e sigurtë vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lapsi.al 30 November 2023
Hasani në konferencën e OSBE: Evropa e sigurtë vetëm me

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ministri Hasani dënoi agresionin rus në Ukrainë, teksa theksoi se Rusia po kërkon të nxisë telashe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke dobësuar kështu edhe OSBE-në.

“Kërcënimi më i madh për sigurinë tonë sot, në të vërtetë për të gjithë arkitekturën tonë të sigurisë, duke përfshirë edhe këtë organizatë, është Rusia dhe lufta e saj e paligjshme e agresionit kundër Ukrainës.

Kjo luftë tragjike ka pasur pasoja dramatike për OSBE-në, në të tre dimensionet. Duke keqpërdorur mekanizmin unik të bashkëpunimit tonë – konsensusin – dhe duke e bllokuar atë për të gjitha vendimet e rëndësishme, Rusia ka synuar të dobësojë dhe paralizojë organizatën tonë. Të njëjtin mesazh deformues dëgjuam pak minuta më parë. Të njëjtat fjalë si në vitet 1956, 1968, 2008, 2014, 2022. Pastaj dërgojnë tanket e tyre”, deklaroi Ministri Hasani

Kryediplomati shqiptar u shpreh se Shqipëria po bën çmos për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve, por sipas tij nevojitet një përpjekje e bashkërenduar nga të gjithë miqtë dhe partnerët për të neutralizuar këto përpjekje.

“Të gjithë duhet ta pranoni se mënyra më e mirë për ta bërë Ballkanin Perëndimor, dhe rrjedhimisht Evropën, më të sigurtë, është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe dhënia e vendit që i takon në këtë tryezë dhe në çdo tryezë tjetër ndërkombëtare”, tha ai.

Në përfundim të ditës së parë të Ministerialit të OSBE, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin mbi “Luftën kundër Korrupsionit në Evropën Juglindore përmes Rikuperimit të Aseteve dhe Përdorimi i Dixhitalizimit”, gjatë së cilës u firmos deklarata e përbashkët e miratuar nga përfaqësuesit e Evropës Juglindore gjatë Konferencës Rajonale të OSBE.

Të këshilluara

Pamje nga vrasja në Kamëz (VIDEO)

Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja pak më parë në Laknas, në Kamëz. Motivi i përplasjes mes autorit dhe viktimës ishte një kanal në afërsi ...

15:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI